EMRI – Katër makina përplasen me njëra- tjetrën në superstradë, humbet këmbën 30 vjeçari, dërgohet te Trauma në gjendje…

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Bëhet me dije se janë përplasur me njëra-tjetrën katër makina, ku është plagosur rëndë 30-vjeçari Serxhio Hysa, i cili ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.


I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.