EMRI – Kaloi Covid- 19 por ishte i fiksuar se do të vdiste nga virusi, i jep fund jetës me vetëvarje 42 vjeçari…

Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë të Njësisë Administrative Trebinjë.

Bëhet me dije se 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike kohët e fundit. Ai kishte vetëm pak më shumë se dy javë që kishte kaluar infektimin me Covid-19. Njerëz që e njihnin konfirmuan se 42-vjeçarit i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi.

Gjendja e rënduar psikologjike bëri që i riu t‘i japë fund jetës ditën e sotme duke u vetëvarur. Mësohet se familja e 42-vjeçarit nuk kishte probleme ekonomike apo problema të tjera që mund ta çonin babain e një fëmije të vogël drejt aktit fatal të vetëvrasjes. /PanoramA/

Open

Close