
Prokurori Ardian Nezha ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nezha ishte transferuar së fundmi në prokurorinë e Pukës. Sipas News 24, dorëheqja ka ardhur për mungesë vlerësimi. Ndërkohë, dorëheqjen e kanë dhënë edhe drejtuesit e Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjës. Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 1 prill nga KLP-ja. Nezha ka qenë më herët prokuror pranë Krimeve të Rënda.