EMRI – Ishte duke punuar tokën me zetor dhe bie në kontakt me korrentin, humb jetën 39 vjeçari nga Velipoja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Velipojë me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi.

Tonin Rrethi, 39-vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e sotme në fshatin Ças të Velipojës.


Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke punuar tokën me zetor kur papritur mjeti i tij ka rënë në kontakt me një prej telave të këputur të tensionit të lartë.

Rrethi ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ai la pas dy vajza të mitura.