Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik në orët e vona të natës kaluar në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, flitet për një person që ka ndërruar në spital. Ngjarja e rëndë referohet nga dëshmiratët në vendngjarje.
Mësohet se një person është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit. Mësohet se viktima, i identifikuar si Altin Balliu, 30 vjeç, ka humbur jetën në spitalin e Korçës, ku është transportuar menjëherë pas plagosjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak
Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.