EMRI/ Identifikohet 33- vjeçari shqiptar që u gjet i pajetë në një qeli në Greqi…

Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar që u gjet i pajetë në një qeli të sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë. Mësohet se personi është 33-vjeçari Bandiol Tusha.

Sipas mjekëve nuk janë vërejtur shenja në trupin e shqiptarit dhe dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me “mallin”.

Por Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit shqiptar. 33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.