EMRI- I zhdukur prej tre ditësh, bari gjen të varur në pemë pranë një ish- reparti ushtarak 55 vjeçarin…

Një 55 vjeçar i humbur që pas ditës së martë, është gjetur i pajetë pasditen e sotme. Personi, i identifikuar si Arjan Berberi, ishte larguar nga shtëpia e tij ne lagjen “Pavarësia” të Vlorës dhe që nga ajo ditë nuk pati asnjë kontakt.

Pas denoncimit të zhdukjes se tij, pasditen e sotme se një bari i zonës ka njoftuar policinë për një person të varur në degën e një ulliri. Pas verifikimit nga familjaret, rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi i zhdukur më 4 shkurt. Theksohet fakti që shtetasi ne fjale vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që ne vitin 2001.


Njoftimi i policisë:

Në fshatin Xhyerinë, Vlorë, pranë ish-repartit ushtarak, dyshohet se është vetëv.a.rur shtetasi A.B., 54 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet paraprake si dhe nga deklarimet e të afërmve, dyshohet se ky shtetas kishte probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 ABCOM ║ VODAFONE