Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një pacient me COVID-19 u hodh nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe ndërroi jetë.
Raportohet se viktima është identifikuar, bëhet fjalë për Preng Gjonajn nga Tropoja, 52 vjeç.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërkohë që policia po heton për rastin.
Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i këtij spitali, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.
“Më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.