EMRI – Humbi jetën duke u kthyer nga puna me motorin e tij, kush është 50 vjeçari nga Puka…

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Dedaj të njësisë administrative Qelëz në Pukë. Ngjarja mësohet se ndodhi në urën këmbësore mbi përroin e Ukthit, teksa Lin Marku, banor i zonës teksa kthehej nga puna në mirëmbajtjen e rrugëve ka tentuar të kalojë me motoçikletën me të cilën lëvizte përmes urës për këmbësorë.

Për pasojë lagështira mbi urën prej dërrase ka bërë që motori të rrëshqasë duke përfunduar në përroin poshtë saj.

Për pasojë 50-vjeçari Marku ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra ndërkohë që kanë qenë familjarët dhe banorët e zonës që kanë identifikuar trupin e pajetë, të shqetësuar pasi kryefamiljari nuk ishte kthyer në banesë ashtu si ditët e tjera.

Kane qenë forcat e shërbimit zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve. /BW/

ShkodraWeb Channel

Open

Close