EMRI – Humbet jetën në aksident në Itali 24 vjeçari shqiptar, duket se pasioni për motorët i mori jetën, e dashura e tij në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një djali të ri 24-vjeçar me origjinë shqiptare në Terni të Italisë. Sipas mediave italiane, që kanë publikuar edhe foto të viktimës, shqiptari që humbi jetën është Riccardo Kahuqi.

“24-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në San Gemini, po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki drejt Ternit, së bashku me të dashurën e tij, një vajzë 22-vjeçare që banonte në Terni (me inicialet L.A)”, shkruajnë mediat italiane.


Mësohet se i riu që ngiste motorin u përplas me një kamion dhe humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë. Ndërsa e dashura e tij ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia italiane.