EMRI – Humb betejën me virusin edhe një tjetër mjek shqiptar, sherbeu me perkushtim 30 vjet…

Mjeku Lulzim Kolgjeraj nuk ka arritur t’i bëjë ballë betejës me Covid-19, edhe pas tri javëve që kishte qëndruar në QKUK. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”, ka shkruar Haskuka.


Postimi i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj korona virusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!

 ABCOM ║ VODAFONE