Gjendet i pajetë një shtetas italian në Kavajë. Mësohet se italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati.
Siç raportohet, ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.
Personi mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në kaluarën.
Në trupin e të moshuarit nuk ka shenja dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë ataku në zemër.
Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.