ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 60 vjeçari, banorët e pallatit alarmohen nga kundërmimi…

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier. Raportohet se në katin e tretë të një pallati është gjetur i pajetë shtetasi Bajram Brataj, rreth 60 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e v.dekjes së tij, por dyshohet për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, kanë qenë banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e 60 vjeçarit.

Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.