NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

EMRI – Gjendet e pajetë në lumë 48 vjeçarja, burri i saj denoncoi zhdukjen dy javë më parë…

Një 48-vjeçare është gjetur e pajetë në lumë mbrëmjen e sotme. Trupi i gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit. Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë, ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi trupi i gruas, që ishte i deko mpozuar. Ajo është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.


Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se në trupin e gruas nuk ka shenja dhu ne dhe paraprikisht mendohet se gruaja është mby tur. Të njëjtat burime konfirmojnë se trupi është i deko mpozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë.

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas, që ka bërë edhe identifikimin e trupit. Gruaja është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj. /BW/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media