Një grua e moshuar rreth 80 vjeç është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Sarandë. Viktima e identifikuar si Lefteri Talo, u gjet nga policia, pas njoftimit te banoreve në lagjen nr.4 të qytetit, se kishin dite pa e pare te dilte nga banesa.
Talo jetonte e vetme ne nje apartament, ndërkohë që është nënë e dy vajzave, të martuara. Dyshohet për vd.ekje natyrale. Trupi u transportua ne morgun e spitalit. Konkluzioni mjeko- ligjor do te përcaktojë edhe shkakun. Ka nisur hetimi ndërsa u tha se nuk kishte shenja d.hune.