Një aksident fatal me pasojë jetën e një personi dhe dëmtimin e tre të tjerëve- njeri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në qendër të qytetit të Lushnjes.
Një furgon me targa AA 001 FT, që po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke kaluar bordurën rreth 60 cm dhe ka marrë përpara njerëzit që ishin në lulishte, ndërsa ka thyer edhe disa pemë. Si pasojë ka humbur jetën në spital Teuta Alickolli 50-vjeçe, ndërsa është p.lagosur rëndë djali i saj dhe dy persona të tjerë.
Gruaja u transportua me shpejtësi në spital, por gjendja shëndetësore ishte mjaft e rëndë, pasi furgoni e zuri poshtë dhe nuk arriti që t’u mbijetonte dëmtimeve të marra. Djali i 50 vjeçares ndodhet në spital me p.lagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Zona në atë orar ka qenë mjaft e populluar dhe në lulishte disa mjaft persona, por fatmirësisht bilanci nuk ka qenë më i rëndë. Autori është një 22-vjeçar, që është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa po hetohet nëse ishte nën efektin e alkolit.