EMRI – Flakët shkrumbojnë zyrën e noterit të njohur, digjen dokumente të rëndësishme…

Flaket e zjarrit kanë përfshirë rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës.

Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini. Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, në mënyrë që ato të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.


Në zyrat e noterisë bëhet me dije se janë djegur dhe dokumente me vlerë. Policia dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.