Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur të dielen pasdite në Kolumbi. Sipas raportimeve të mediave kolumbiane bëhet me dije se viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.
Mësohet se vrasësi me pagesë është arrestuar ndërkohë që po arratisej nga vendngjarja me një motor, ndërsa me vete iu gjet edhe arma e krimit.
Nga atentati ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte me Tushin në momentin që u qëllua.
Hetimet tregojnë se rrjetet shqiptare kanë një rol kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.
Sipas mediave vendase, këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.

