Një shtetas shqiptar u vra nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në via Petrelli, në rrethin Libertà të Barit.
Burri u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark dhe më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve të marra.
Viktima quhet Santino Xhyra 28 vjeç dhe kishte një rekord të vogël penal, sipas mediave italiane. Oficerët e policisë po rindërtojnë dinamikën e saktë të krimit për të kuptuar nëse viktima është vrarë në shtëpi apo para shtëpisë së tij. Për hetuesit, përjashtohet që vrasja t’i atribuohet krimit të organizuar.
Ishin mjekët ata që lajmëruan policinë për çfarë kishte ndodhur. Me të shkuar në vendngjarje, forcat e rendit pyetën disa dëshmitarë. Gjithashtu, po hetohet për të zbuluar se kush e transportoi në spital viktimën.