EMRI – Ekzekutohet me armë zjarri ish- punonjësi i policisë, ngjarja në afërsi të një banke në mes të qytetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku është vrarë me armë zjarri ish-polici Xhelal Reçi.

NJOFTIMI


Rreth orës 07:23 , në afersi të një banke, në qytet Laç, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Xh.R.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.