
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në Itali ku ka humbur jetën 18 vjeçar me origjinë shqiptare.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është i riu Franco Mazelli, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e çatisë teksa punonte në fabrikë në zonën industriale.
Mësohet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 09:00, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano.
Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!