EMRI – Bie nga lartësia dhe humb jetën elektricisti 62 vjeçar, po punonte në një kabinë elektrike…

Pasditen e ditës së sotme, elektricisti 62-vjeçari Sadi Qehajaji është rrëzuar nga lartësia teksa po rregullonte një kabinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja e trishtë është shënuar në rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, nga ku edhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagës së rëndë që kishte marrë në kokë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.