Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në hyrje të Konispolit. Fadil Mullai 45 vjeç ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij Hysen Mullai 76 vjeç, po ktheheshim nga puna në mandarina.
Në hyrje të Konispolit mjeti i tij tip furgon doli nga rruga dhe për pasojë lëndohet rëndë 76 vjeçari Hysen Mullai. Ai transportua në spitalin e Sarandës por nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra.