
Qyteti i Laçit është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. Dyshimet e para janë që 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, burime të pakonfirmuara nga vendngjarja bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 46 vjeçari Ylli Brahimi dhe një person tjetër i identifikuar si Klinsman Preçi 28 vjeç.

46-vjeçari Ylli Brahimi në vitin 2021 i shpëtoi një atentati në qendër të qytetit ku mbeti i plagosur. Pak muaj më parë, edhe Preçi ishte pre e një atentati në Lezhë, ku shpëtoi pa probleme për jetën.
Në ngjarjen e sotme, ndodhur pranë banesës së Brahimit, raportohet edhe për një të plagosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është mësuar akoma.

Bëhet me dije se në atentatin e sotëm, në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 plumba kallashnikovi. Ndërkohë, nga Spitali i Traumës konfirmohet se ka ndërruar jetë 28 vjeçari Klisman Preçi. Në afërsi të Krujës është konstatuar edhe një makinë që po digjej, dyshohet e autorëve të atentatit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!