Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRI – Arrestohet 22- vjeçari nga Vau Dejësi, plagosi në Athinë një efektiv policie dhe një shtetas turk

ShkodraWeb 19 July, 2025
policia greke

Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin e ndodhur më 13 korrik në Athinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur një shtetas turk dhe një efektiv policie.

Në pranga ka rënë një 22-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Alesio Biba nga Vau i Dejës, i cili dyshohet se ka vepruar me urdhër të një të burgosuri turk, i përfshirë në vrasje mafioze.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Filloas”, në rrugën “Tripoleos” të kryeqytetit grek, ku u qëllua me armë zjarri shtetasi turk Volkan Ertas, 48 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Një plumb preku gjithashtu dhe një polic grek, bashkëshort i pronares së lokalit, i cili ndodhej rastësisht aty, raporton gazetarja Shpresa Dine.

Sipas të dhënave të para, shënjestra e atentatit kishte shkuar në lokal pas një komunikimi me shtetasin turk Suleyman Dalgic, i cili ndodhet i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Larisas për vrasjen e gjashtë shtetasve turq në tetor të vitit 2023 në Artemida.

Dalgic i kishte premtuar Ertasit se do të merrte një automjet në këmbim të një borxhi, por skenari rezultoi të ishte një pritë e mirëorganizuar.

Autori i dyshuar, Alesio Biba, u identifikua pas hetimeve dhe dëshmive të mbledhura nga autoritetet greke. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, ai tentoi të shkatërrojë telefonin celular para efektivëve. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit, një pistoletë “Grand Power MK7”, me një krehër me 15 fishekë, një krehër rezervë, 29 fishekë të tjerë, një fishek “Luger”, një telefon “Samsung”, katër pako me numra celularë, udhëzime për përdorimin e GPS Tracker për automjete, si dhe një kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu shqiptar ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se synimi i tij ishte vetëm të plagoste Volkan Ertasin.

Megjithatë, policia greke dyshon se ngjarja është pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh brenda botës së krimit të organizuar turk, ku Suleyman Dalgic luan rolin e një figurë qendrore. Dalgic akuzohet se ka nxjerrë në pritë gjashtë anëtarë të grupit mafioz turk “Daltons”, të cilët u ekzekutuan në Greqi.

Nga kontrolli në qelinë e tij nuk janë gjetur sende të paligjshme, por hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e gjerë të bashkëpunëtorëve dhe lidhjet ndërkombëtare të këtij grupi kriminal.

Post navigation

Previous: “Bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin”, kryebashkiaku Beci publikon fotot: Hapësirat publike u kthehen qytetarëve
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 20 korrik 2025…

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.