EMRI/ Aksidenti tragjik, vdes i riu shqiptar në Itali (video)

Loading...

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në spital në Itali, disa ditë pas një aksidenti me makinë. Siç raportojnë këtë të mërkurë mediat italiane, viktima është Besar Mislyni 24 vjeç, me banim në Santa Croce, i cili ka humbur jetën disa ditë më parë.

Më 4 Korrik, makina Ford Fiesta me të cilën lëvizte doli nga rruga dhe u përplas dhunshëm me një pemë në Montefalcone. Pas incidentit, i riu u transportua në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetojë.

Loading...