Një aksident me pasoje vdekjen e nje djali te ri ka ndodhur mengjesin e sotem ne Lushnje.
Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se rreth orës 09:15, në fshatin Karbunarë e Vogël Lushnje, në vendin e quajtur “Rruga e gurores”, shtetasi Zaber Goroveli, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën.
Makina thuhet se është përplasur me disa pemë frutore, e plaget e marra kane rezultuar fatale per 25 vjeçarin. Dyshimet nga policia lokale jane se i riu po udhetonte me shpejtesi tej normave te lejuara dhe nuk ka qene i kujdesshem në drejtimin e mjetit.
Kjo pishte është përforcuar edhe më shumë nga deklarimet e të njohurve të viktimës të cilët kanë thënë ne Polici se Zaberi mund të jetë shpërqendruar nga përdorimi i celularit, me të cilin sipas tyre kishte një formë varësie, raporton ‘oranews’.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./panorama/