ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRI/ Aksident fatal në Itali, 22 vjeçari shqiptar humb jetën- dy persona të tjerë në gjendje të rëndë…

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 22-vjecari shqiptar në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se ka humbur jetën i riu Andi Grori, me origjinë shqiptare dhe banor në Castelfranco Emilia, i cili ishte në timon.

Dy personat e tjerë, një 22 vjecar dhe një 21 vjecar, që ishin me të në makinë janë dëmtuar, njëri në gjendje kritike për jetën.

Policia që ka bërë hetimet në vend ka theksuar se në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi dhe dyshimet e para janë se shqiptari ka humbur drejtimin e mjetit, ose nga përgjumja, ose se në atë moment ka qenë i papërqendruar në timon.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.