EMRI/ 49- vjeçari ndërron jetë në spital, ishte ndjerë keq në qelinë e komisariatit…

Një person i shoqëruar në ambientet e parabugimit ka ndërruar jetë në komisariatin e Kukësit. Personi në fjalë i identifikuar si 49-vjeçari, Medi Gjuni mësohet të ketë ndërruar jetë në spital. Nga ana tjetër policia sqaron se 49-vjeçari është ndjerë keq në paraburgm para se ta dërgonin në spital. Ai ishte ndaluar pak ditë më parë për dhunë në familje.

Policia tha se burri ishte denoncuar nga familja për ushtrim të dhunës gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit, ndersa ndalimi dhe shoqerimi i tij është bërë me datë 1 janar 2019.

Loading...