NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

EMRI – 38 vjeçari gjendet i pajetë në banesë, vëllai i telefononte por ai nuk përgjigjej gjithë pasditen…

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij rreth orës 22:00 të së mërkurës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e papritur dhe e mistershme është zbuluar pasi i vëllai i 38- vjeçarit kërkoi ndihmën e policisë, ndërsa prej pasdites ai nuk i përgjigjej në telefon edhe pse zilja binte.


I shqetësuar ai fillimisht ka shkuar te apartamenti dhe ka trokitur gjatë, por dera nuk është hapur, ndërsa nga brenda dëgjohej zilja e telefonit celular të tij kur i bënin thirrje. Në këtë situatë i vëllai i tij i shqetësuar për fatin e 38-vjeçarit është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë te hyrja e apartamentit.

Por duke u ndodhur para pamundësisë për t’u futur në banesë policia ka kërkuar ndihmën e PMNZSH. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë arritur hapjen e derës dhe policia ka konstatuar se 38-vjeçari i identifikuar si Leonard Murrizi banor i lagjes “Çlirimi” ishte pa shenja jete.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vde kjes. Policia lokale nuk bëri me dije detaje rreth dyshimeve paraprake të vde kjes së 38-vjeçarit.