EMRI/ 27 vjeçari që u përplas nga makina ndërsa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në spital…

Një djalë i ri, që lëvizte me bicikletë në Ishull Lezhë, është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një makinë dhe ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Ai quhet Ylli Mena. Policia bëri me dije se ai është 27- vjec, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk jepej informacion. I riu nuk mundi t’ju mbijetoje dëmtimeve te marra nga përplasja.


Lezhë /Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një aksident ku është aksidentuar nga një mjet shtetasi Y.M.vjeç 27, banues në Lezhë i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i biçikletës i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ShkodraWeb Channel