
Paulin Preka është 20-vjeçari që u vra me armë zjarri mesditën sotme në fshatin Guci e Re në Shkodër. Burime bëjnë me dije se i riu u gjet i vrarë ne oborrin e shtëpisë nga familjaret, pikërisht nga xhaxhai i tij.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Pavlin Preka, rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
LEXONI EDHE: “Jetonte me babën dhe vëllanë e vet në Dukagjin”, flat xhaxhai i 20- vjeçarit që u gjet i vrarë në Guci të Re