Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT+VIDEO – Operacioni policor “Fake test”, arrestohet farmacistja 25 vjeçare, shpallet në kërkim administratorja 35 vjeçe…

ShkodraWeb 17 February, 2022
fake test lezhe 2022

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi proaktiv disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “FAKE TEST”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasja Kristian Luka, 25 vjeçe, banuese në Shënkoll, me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci, në Lezhë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasja Aurora Ujka, 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci.

Këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur shtetas të ndryshëm, me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.

Pajisja e tyre bëhej vetëm me dërgimin e dokumentit të identifikimit nga ana e kërkuesit dhe sipas kërkesave të tyre, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.

Gjithashtu, është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi Arjan Deda, 49 vjeç, banues në Lezhë, administrator i një subjekti privat biznes, i cili dyshohet se tek biznesi i tij kryente tampon/ testin e SARS-Cov-2, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në ligjin për testin SARS-Cov-2.

Gjatë kontrollit të ambientit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 vula, 1 aparat telefonik iPhone, certifikata/teste të shtetasve të ndryshëm me rezultate pozitive e negative, si dhe fotokopje dokumentash identifikimi të shtetasve të pajisur me këto teste fiktive e të falsifikuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Post navigation

Previous: Gjykata Kushtetuese votoi kundër shkarkimit të Presidentit Meta nga Kuvendi, si u ndanë votat e 7 anëtarëve
Next: MINUTA E FUNDIT – KPK shkarkon prokuroren e Shkodrës, Edlira Cufi mund të ankimojë vendimin në KPA…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.