EMRAT+FOTO – Policia e Shtetit sensibilizon qytetarët, kush janë tre të rrezikshmit e rradhës që kërkohen…

Nga rrëmbim fëmije, tek vr.a.sje e trefishtë apo vr.a.sje e një efektivi policie. Këto janë kr.i.met e rënda të kryera nga tre persona që prej vitesh janë në listën e personave të shpallur në kërkim nga policia dhe ndaj të cilëve gjykatat kanë vendosur dënime kapitale. Policia e shtetit deklaron se këta 3 persona janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.


Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mi.t.ur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vr.a.sjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vr.a.sja e trefishtë”.

Në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vr.a.rë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vr.a.sja me paramendim” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”.