
Procesi i përmbylljes së garës për përzgjedhjen e administratorit të ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, po shkon drejt finishit. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka zyrtarizuar edhe emrat e 5 kandidatëve për pozicionin e rëndësishëm. Vlen të theksohet se interesi ka qenë edhe përtej territorit të qarkut Shkodër, për të aplikuar për këtë pozicion.
Emrat e kandidatëve që kanë aplikuar, janë si më poshtë:
1. Kozeta Jana (Marku)
2. Julian Përgega
3. Armando Vata
4. Anketil Rroji
5. Mark Molla
Pritet që Senati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” pritet të mblidhet të hënën në oren 10.00 për shqyrtim e miratim të kandidatëve që përmbushin kriteret e shpallura nga APP, si dhe dokumentacionin përkatës e më pas është Bordi i Administrimit që vendos për administratorin e ri, i cili do të pasojë Admir Uruçin që dha dorëheqjen.
Vlen të theksohet se është hera e dytë që ka një procedurë për zgjedhjen e administratorit të UNISHK, teksa herën e parë përfundoi pa shpallur fitues. I gjithë procesi, si herën e parë ashtu edhe të dytën, ka qenë i hapur dhe transparent, në vazhdën e strategjisë së komunikimit me publikun e mediat të këtij institucioni të arsimit të lartë, të iniciuar me ardhjen në drejtim të rektorit Tonin Gjuraj. /ShkodraWeb/









