Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ja kush janë kryetari dhe antëtarët e tij…

ShkodraWeb 3 December, 2021
shorti ked 2021

Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të zëvendësojë Elvis Pupen. Binaj u zgjodh nga hedhja e shortit me gogla dhe vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Ashtu siç e parashikon ligji, drejtimin e KED e kryen anëtari i Gjykatës së Lartë dhe si përfaqësues i saj u zgjodh pikërisht Sokol Binaj. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga9 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, që u hodh në ambientet e Presidencës.

Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të KED u zgjodhën, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Nga Gjykata e Lartë, Sokol Binaj. Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme do te jetë Anila Leka.

Nga Gjykatat e Apelit në vend anëtarët e përhershëm të KED u zgjodhën Edlira Petri dhe Enton Dhimitri. Nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm do te jeten Arta Marku dhe Edien Kapo. Klodiana Mema (Veizi) u zgjodh anetare e KED nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë me këta anëtarë nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të atij viti.

Po kush është Sokol Binaj? Ai  u lind më 19 janar 1961 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1981-1985 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar me titullin “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve, emërohet Gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Tiranë prej datës 15.08.1985 – 16.11.1990. Në përiudhën 2001-2004 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në vitin 2004 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tirane dhe në dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Binaj është ftuar si ekspert në disa trajnime të rëndësishme në të drejtën penale dhe procedurën penale, është trajnues, udhëheqës i temave të diplomës së studentëve të Shkollës së Magjistraturës, si edhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete trajnimi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Me dekretin nr. 12030, datë 19/03/2021 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.​

HEDHJA E SHORTIT

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtarë të përhershëm

1-Marsida Xhaferllari
2-Elsa Toska

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtar zëvendësues

1-Altin Binaj

Nga Gjykata e Lartë, anëtar i përhershëm i KED

1-Sokol Binaj ( merr edhe postin e kryetarit të KED)

Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues

1-Sandër Simoni

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme

1-Anila Leka

Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtari zëvendësues në KED

1-Thoma Jano

Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Edlira Petri
2-Enton Dhimitri

Nga Gjykatat e Apelit, anëtari zëvendësues

1-Ridvan Hado

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm

1-Arta Marku
2-Edien Kapo

Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtari zëvendësues

1-Genti Xholi

Nga Gjykatat Administrative, anëtar i përhershëm

1-Klodiana Mema (Veizi)

Nga Gjykatat Administrative, anëtar zëvendësues

1-Erarbër Madhi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FRYMËZIM – Djali i Dukagjinit, 52 vjeçari Petrit Çuni, gradohet Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës…
Artikull pasardhës: “Kemi qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri”, dy të dyshuarit për vrasjen e ish- deputetit Pashko Ujka mohojnë akuzat…

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.