Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

EMRAT – Zgjidhen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, mes tyre dhe gjyqtarja shkodrane, “vulosin” zgjedhjet e 2025- ës

ShkodraWeb 16 September, 2024
IMG_0271

Procedura e hedhjes së shortit publik e mbajtur në ndërtesën ‘Poli i Drejtësisë” përzgjedhi trupën e re gjyqësore me mandat 4-vjeçar, që do të nisë nga puna me gjykimin e procesity zgjedhor më të afërt, atë të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në pranverën e vitit tjetër.

Në përfundim të shortit gjyqtarët e kësaj trupe do të jenë; Ornela Naqellari, Alma Kodraliu (Shkodër), Iliba Bezati, Entela Shedula, Enkel Peza, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Lutfie Celami.

Alma Kodraliu

Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njoftoi se po të hënën në mbledhjen e radhës miratoi zgjedhjen e 8 anëtarëve të rinj të kolegjit.

Kjo trupë gjyqësore ngrihet dhe funksionon në bazë të neneve të posaçme të Kodit Zgjedhor, ku parashikohet që është shkalla e fundit e ankimimit nga partitë apo kandidatët kundër vendimmarrjeve të a Komisionit Qendror të Zgjedhore.

Gjyqtarët që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor duhet të vijnë, sipas ligjit, nga radhët e gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

Përjashtohen nga shorti gjyqtarët e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Për punën e kësaj trupe ambjentet e punës janë caktuar në Gjykatën Administrative e Apelit dhe trupagjyqësore thirret në detyrë sa herë që pranë kësaj gjykate depozitohen ankime ndaj vendimeve të KQZ-së.

Ligji parashikon që kolegji të thirret në detyrë jo më vonë se 50 ditë përpara zgjedhjeve dhe qëndron i mbledhur deri në përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të ankimit për procesin zgjedhor përkatës. /BIRN/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – Motomjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në Theth, plagosen dhe përfundojnë në spital dy të rinj
Artikull pas: NGA MIMOZA REXHVELAJ – Mjerë ai që nuk ka njeri, se te ky vendi ynë duhet të ulërish që të dëgjohesh

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025

TË FUNDIT

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • VIDEO – Ndërhyrjet në zonën turistike, kryebashkiaku Beci dhe ministrja Kumbaro inspektim në Velipojë 13 June, 2025
  • EMRI+FOTO – Ishte në një varrim në Malësinë e Madhe, 4 ditë pa asnjë lajm për të moshuarin, djali jep alarmin 13 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe asgjesohen mbi 12.500 rrënjë kanabis, procedohet inxhinieri i pyjeve 13 June, 2025
  • “Një tjetër faqe e artë…”, Benet Beci uron mirëmëngjes me kampionët e Vllaznisë në atletikë… 13 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3775
  • Aktualitet

Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

ShkodraWeb 14 June, 2025
IMG_3773
  • Anëmbanë

EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti

ShkodraWeb 14 June, 2025
pellumb pellumbi 1990
  • Aktualitet

FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran…

ShkodraWeb 14 June, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja

ShkodraWeb 14 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.