Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.
Sipas burimeve, pjesëmarrës kanë qenë vetëm Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.
Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si anti-statutor dhe kanë mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anullimin e zgjedhjeve.
Kujtojmë që PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë jo të mirë, për shkak të përçarjeve të brendshme.