
Maxhoranca socialiste ka vendosur që mos t’i bëjë publike emrat e propozuar nga Grupi Parlamentar për postin e kreut të ri të shtetit. Kjo, për faktin se është në negociata me opozitën, para së cilës ka marrë vendimin që të mos shkojë në tryezë me emra konkretë.
Por burime për gazetën “Panorama”, konfirmojnë se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj.
Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile.
Gjithashtu, burime brenda Grupit Parlamentar të PS-së bëjnë me dije se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordësinë e opozitës.
EMRAT E PROPOZUAR NGA PS
Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Gramoz Ruçi
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Edi Rama
Arta Dade
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Luljeta Bozo
Anastas Angjeli
Shkëlqim Cani
Ylli Bufi
Musa Ulqini
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!