
Ndërsa nuk ka akoma një datë për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të degës së PD Shkodër, ku afati maksimal është 31 janar 2026, ShkodraWeb ka mësuar disa nga kandidaturat e propozuara nga antarësia demokrate për këtë pozicion.
Në total janë rreth 15 emra të propozuar, ndërsa ndër më potencialët dhe më të propozuarit, janë Pjerin Kodraçaj, Arben Lushaj, Tonin Dedaj, Emiljano Çekini, Bardh Spahija, Ardit Qylybyli, Gent Ibraj, Kolec Beka, Ervin Gjini, Nesti Kiri, Ndoc Ashta, Gloria Shllaku, Eliona Shkreli, Ardjan Muhaj, Afrim Cufaj etj. Vlen të theksohet se të gjithë janë emra të njohur dhe me kontribute në PD,
Pavarësisht se janë propozuar si kandidatura, zyrtarizimi do të bëhet vetëm përmes plotësimit të formularit të kandidimit nga këta emra. Vetëm atëherë, do të konsiderohen kandidatura zyrtare për pozicionin e kryetarit të PD Shkodër. Duke parë dinamikën e zhvillimeve zhvillimeve politike në vend, me shumë mundësi afati për zhvillimin e zgjedhjeve brenda 31 janarit, do të shtyhet. /ShkodraWeb/




