EMRAT – Vjen dorëheqja e radhës në drejtoritë rajonale të Shkodrës, ikën me “dorëheqje” drejtori i FDKSH- së…

Largohet me dorëheqje drejtori rajonal i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër Markens Shllaku. Mësohet se Shllaku ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe vendin e tij pritet ta zë Aldo Gjoka.

Dorëheqja e Shllakut vjen në të njëjtën ditë, kur bashkë me kolegët Maranaj Marku, Julian Kraja dhe farmacistin Erion Metushi, promovuan librin e tyre “Përmbledhje e protokolleve të përdorimit të barnave”. Shllaku pritet që pas dorëheqjes të emërohet në një pozicion tjetër në shëndetësi.

Vlen të përmendet, se në qytetin e Shkodrës kohët e fundit ka pasur disa lëvizje drejtorësh dhe kjo e Shllakut ishte e radhës.

ShkodraWeb Channel