
Zbardhet identiteti i plotë i 37-vjeçares që humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj. Zbulohet se bëhet fjalë për Jetlira Elezin
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej” në Elbasan. Ndërkohë, autori, Ramis Mici është arratisur pas krimit.
NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!