EMRAT – Tre prokurorë hedhin kandidaturën për tu bërë pjesë e SPAK, mes tyre edhe prokurori shkodran…

Alfred Shehu, Elvin Gokaj, Sonila Muhametaj, të konfirmuar në detyrë nga procesi i Vetingut kanë hedhur kandidaturën për t’u bërë pjesë e SPAK.

Aktualisht në ketë strukturë janë 15 prokurorë, ndërsa vetë kreu i këtij institucioni, Arben Kraja ka kërkuar plotësimin me 20 prokurorë për të përballuar dosjet hetimore që referohen në këtë prokurori.


Për përzgjedhjen e tyre është ngritur një komision nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila shpalli garën fillimisht për 2 vende vakante.

Afati i dorëzimit të kandidaturave për 2 vendeve vakante ka qenë dita e sotme. Ndërkohë, kjo strukturë e Posaçme pritet të plotësohet me dy prokurorë të rinj deri në fund të vitit.

Prokurori shkodran Elvin Gokaj