
Vazhdojnë largimet nga radhët e Partisë Demokratike. Tre kandidatë, pjesë e listave shumëemërore të PD kanë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit, duke dorëzuar sot pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit.
Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, PLDN, janë tre emrat e rinj të cilët pritet që t’i bashkohen Kuvendit.
Ndërkohë më herët sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për dhënien e mandatit të deputetit 4 kandidatëve të rinj nga listat shumë emërore të PD dhe LSI.
KQZ vendosi sot t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, Floriana Dhimitri, Qarku Korçë, Andi Përmeti, Qarku Berat, Eugen Bojaxhi dhe Qarku Tiranë, Erion Piciri.