EMRAT – Trafikonin mina me telekomandë nga Mali i Zi, vihen në pranga dy të rinj (video)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë. Në kuadër të operacionit të koduar “Distanca” në pranga u vunë shtetasit Erol Çiçi dhe Mariglen Gruda.


Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës. Në çantën e tyre u gjetën lëndët plasëse të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

–Erol Çiçi 33 vjeç dhe Mariglen Gruda 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

ShkodraWeb Channel

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme”, sqaron policia.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel