EMRAT/ Tentojnë të grabisin një vilë, dy “skifteret” kapet mat teksa ishin duke…

Loading...

Dokumentohen me prova ligjore si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura. Gjithashtu, vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Shoqërohen në ambientët e policisë për verifikim, 7 persona kryesisht me preçedentë penale të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar.

Konkretisht :

– Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin

– E.M. 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin, si:

– frigorifer

– tavolinë

– karrike

– lavatriçe

– disa vegla pune dhe pajisje të tjera shtëpiake

– etj.

Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :

– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Loading...