Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Rrëshenin. Vëlla e motër janë vr.a.rë në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen në rrethana ende të paqarta.
Dyshohet se ngjarja ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj Fatmir Koleci, 47 vjeç. Viktimat janë identifikuar si Vledison Filopati vëllai 24 vjeç dhe Esmeralda Filopati motra 36 vjeç. Vledison Filopati kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Italia. Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vr.a.rë me ar.m.ë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë që.l.luar me ar.m.ë zjarri nga shtetasi F.K. nga fshati Zejmen Lezhë, ish- bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas kr.i.mit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.