ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRAT/ Sherri natën në lokal, dy vëllezër i marin jetën 29-vjeçarit, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë…

Nje 29-vjecar ka humbur jetën, pasi eshte qe.lluar me sende te forta nga tre persona, pas nje sherri naten ne nje lokal te fshatit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Sllatinë. Policia ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u dëmtua me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas. Tre autore, mes te cileve dy vellezer jane vene ne pranga si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Tashmë janë zbardhur emrat e te perfshireve ne konflikt: Qazim Plaku, 24 vjeç,qe dyshohet se ka go.ditur me th.ikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, Jurgen Hysa ka lënduar me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

NJOFTIMI

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alk.ool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka pl.agosur me th.ikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka pl.agosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e p.lagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.