EMRAT/ Sherr në mes kushërinjve në Shkodër, 30 vjeçari përfundon në spital me dëmtime nga mjet pre.rës…

Një 30-vjeçar është pla.gosur me th.ikë mbrëmjen e sotme në Shkodër. I pl.agosuri, i identifikuar si Driton Leka, 30-vjeç, është goditur me th.ikë nga kushëriri i tij, Delison Leka, 20-vjeç.

30-vjeçari është dëmtuar në këmbë, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete pre.rëse. Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.