EMRAT – Sërish ndryshime në drejtoritë rajonale në Shkodër, Spitali Rajonal dhe AKU me drejtues të rinj…

Ndryshime në Spitalin Rajonal të Shkodres. Ardian Dajti nuk do të jetë më drejtor i këtij spitali. Në vend të tij është emëruar Xheni Halili e cila deri më tani ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shendetësor. Kirurgu Dajti qëndroi për afro 2 vite e gjysëm në krye të Spitalit Rajonal të Shkodrës që nga prilli i vitit 2019 post që tashme do e ketë Xheni Halili.

Xheni Halili

Është ende e paqartë se kush do të emërohet në vend të Xheni Halili në Njësisë Vendore të Kujdesit Shendetësor Shkodër si drejtues. Fillimisht pritet të jetë i komanduar drejtuesi i ri derisa të bëhet konkursi për atë pozicion. Ndërkohë një ndryshim pritet edhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shkodër teksa pritet largimi i drejtorit aktual Erdet Behari dhe aty pritet të emërohet Gjergj (Gjekë) Sokoli i cili është pjesë e PSD dhe anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Gjekë Sokoli

Këto ndryshime në dy drejtoritë pritet të zyrtarizohen ditën e hënë të javes së ardhshme por tashmë janë lëvizje të konfirmuara. Ndërkohë në ditët në vazhdim priten ndryshime edhe në drejtori të tjera rajonale në Shkoder në radhët e PS. /StarPlus TV/

ShkodraWeb Channel

Open

Close